Trafiku i drogës/ Lëshohen masa edhe për zyrtarë shtetëror! Sekuestrohet një televizion, 3 restorante dhe  6 shoqëri tregtare

Trafiku i drogës/ Lëshohen masa edhe për zyrtarë shtetëror! Sekuestrohet një televizion, 3 restorante dhe 6 shoqëri tregtare

Prokurori Vladimir Mara ka dhënë detaje nga goditja e grupit të fuqishëm kriminal të trafikut të drogës në Shqipëri ku u lëshuan 52 masa sigurie në vendin tonë dhe Itali. Prokurori deklaroi se u ekzekutuan 40 masa sigurimi, ndërsa mes tyre janë zyrtarë shtetërorë dhe një avokat. Gjithashtu janë sekuestruar pasuri që dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës si 3 restorante në Durrës, një bar kafe, 6 shoqëri tregtare dhe një Televizion në qytetin e Vlorës. “Ditën e sotme janë ekzekutuar masat e sigurimit për 52 persona në Shqipëri dhe Itali. Janë ekzekutuar 40 masa sigurimi. Janë evidentuar përveç episodeve të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pjesëtareve të grupeve të strukturuara kriminale, janë dokumentuar edhe vepra korruptive në Shqipëri. Kemi masa...