Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Milani i së ardhmes ka lindur/ Zgjedhja e parë e Tares për stolin është italian
Pjesët e enigmës po plotësohen. Milani i ri po merr formë. Diskutimet mbi kursin e ri nuk mund të mos fillojnë që nga zgjedhja e trajnerit, sipas asaj që është filtruar nga diskutimet e para midis Igli Tares që pritet që të jetë drejtori i ri sportiv dhe Furlanit, emri i preferuar nga shqiptari për stolin e “Djajve” do të ishte Vincenzo Italiano. Drejtuesit e Rossonerëve janë të bindur se trajneri i Bolonjës është njeriu i duhur për të filluar nga e para. Përpara ringjalljes së lidhjes me Taren, kishte pasur zëra këmbëngulës për një transferim të mundshëm të Maurizio Sarrit në Milan. Toskani ishte kontaktuar tashmë para Conceiçao, por kishte refuzuar një ofertë që, në praktikë, mund ta kishte liruar atë pas gjashtë muajsh...