“Do shpërbleheshin financiarisht”/ Tel Avivi arreston dy izraelitë, dyshohet se punonin për Iranin

“Do shpërbleheshin financiarisht”/ Tel Avivi arreston dy izraelitë, dyshohet se punonin për Iranin

Autoritetet izraelite kanë arrestuar dy persona që dyshohet se kanë spiunuar Ministrin e Mbrojtjes në emër të Iranit. “Në një operacion të përbashkët nga Shin Bet (shërbimi i sigurisë së brendshme) dhe policia izraelite, Roy Mizrahi dhe Almog Atias, të dy 24 vjeç, u arrestuan për vepra penale që lidhen me sigurinë, pasi po mblidhnin informacione rreth Kfra Achim, ku banon Ministri i Mbrojtjes Yisrael Katz”, tha Shin Bet në një deklaratë. Që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës në tetor 2023, autoritetet izraelite kanë kryer arrestime të shumta për spiunazh në favor të Teheranit. Sipas Shin Bet, dy të dyshuarit morën urdhra nga Irani për të kryer disa “operacione” pranë shtëpisë së Katz dhe se ata e dinin se Teherani po i...