Samiti i BE në Tiranë! Eksperti: Shqipëria vlerësohet si faktor stabiliteti në rajon

Samiti i BE në Tiranë! Eksperti: Shqipëria vlerësohet si faktor stabiliteti në rajon

Tirana ka qenë mikpritëse e Samitit të Komunitetit Politik Europian, një event që përforcon pozitën e Shqipërisë si një vend me rol të rëndësishëm në rajon. Eksperti i integrimit europian, Gledis Gjipali, në një intervistë për News24, tha se ky Samit dërgoi një mesazh të qartë për nevojën e unitetit europian, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit në fushat e sigurisë dhe ekonomisë. Sipas Gjipalit, fakti që Tirana priti këtë event të nivelit të lartë është dëshmi e përputhshmërisë së Shqipërisë me politikat e sigurisë së BE-së. Ai theksoi se vendi ynë konsiderohet si një faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, një aspekt kyç për aspiratat integruese të vendit. Megjithatë, Gjipali paralajmëron se rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian nuk është e lehtë. Ai përmendi se...