Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dështimi i Berishës me listat/ U dha 8 mandate të sigurta, por aleatët “dramë” me vota
Jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë vendin, rezultati i 11 majit tregoi se koalicioni mes Partisë Demokratike dhe mbi 20 partive të tjera qe një kontratë e nënshtruar pa dobi për demokratët të cilëve iu desh të spostoheshin e të hidheshin në betejën e listave të hapura për t’i liruar mandate të sigurta, jo pak, por 8 emrave nga radhët e aleatëve. Rezultati i dobët dhe tkurrja e partisë më të madhe opozitare, nuk u ndihmua dot as nga votat e koalicionit, pasi prej aleatëve, Sali Berishës, ndonëse kishte parashikuar 1/3 e votave, në të gjithë vendin nuk i kanë ardhur më shumë sesa rreth 60000 vota që nuk bëjnë dot as 6 mandate deputeti ose në total rreth 1/9 e votave që...