Milani zgjedh Igli Taren si drejtor sportiv

Milani zgjedh Igli Taren si drejtor sportiv

Më në fund Milani bëri zgjedhjen e tij. Sipas asaj që raporton Corriere della Sera, Igli Tare do të jetë drejtori i ri sportiv i kuqezinjve. Kujtojmë që zgjedhja e drejtorit të ri sportiv të Milanit zgjati disa muaj pasi drejtuesit kishin disa emra në listë mes të cilëve Andrea Berta, Fabio Paratici, Tony D’Amico etj. Siç duket, ish-sulmuesi i Shqipërisë, Igli Tare arriti të mposhtë konkurrencën në një kohë kur ishte edhe i preferuari i Zlatan Ibrahimoviç. Media italiane shkruan se, firma nuk është hedhur ende, por akordi mes palëve është arritur me një marrëveshje dyvjeçare me opsionin për t’u zgjatur edhe një vit tjetër. Igli Tare do të ketë për detyrë të bëjë kompetitive një skuadër që këtë vit zhgënjeu në të gjitha...