Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Vuçiç “ndez” duelin ndaj Shqipërisë nga një tubim me trajnerin Stojkovic: Në qershor do të shkojë në Tiranë për të fituar
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë dhe emocionale për trajnerin e kombëtares serbe, Dragan Stojkoviç, vetëm pak ditë pasi ndodhej në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Në një tubim të mbajtur në qytetin e Nishit, Vuçiç u ndal te përballja e rëndësishme mes Shqipërisë dhe Serbisë, që do të luhet më 7 qershor në “Arenën Kombëtare” të Tiranës, për eliminatoret e Botërorit 2026. “Ju lutem, duartrokisni fort trajnerin tonë, legjendën e Nishit, Dragan Stojkoviç. Ai nuk është fshehur si të tjerët, por ka ardhur sonte këtu me ne. Në qershor apo korrik ai do të shkojë në Tiranë për të fituar ndaj Shqipërisë,” deklaroi Vuçiç, duke nënvizuar rëndësinë e kësaj sfide për përfaqësuesen serbe. Deklarata e kreut të...