Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ndër më të votuarit, Maliqi: Zgjedhje farsë! Nuk fitova mandat për shkak të kodit zgjedhor të korruptuar
Drejtuesi politik i PL-së në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi ka falenderuar me anë të një postimi në Facebook 5222 votuesit që e mbështetën në zgjedhjet e 11 Majit në qarkun e Beratit. Maliqi ishte tek 25 më të votuarit në Shqipëri nga opozita, i dyti nga PL pas Ilir Metës dhe më i votuari në përqindje nga të gjithë kandidatët në fushëbetejë në Kuçovë me 42.4 %. Maliqi shpreh keqardhje pasi u sulmua nga të dy kualicionet politike në zgjedhje por sërish thekson se ja doli. Ai shton më tej se nuk fitoi mandat deputeti për shkak të sistemit dhe kodit zgjedhor të korruptuar politik, por fitoi moralisht. Në fund, Maliqi thekson se nuk duhet të njihen këto zgjedhje farse! Postimi i plotë: Falenderim...