Ishte porositur për të vrarë Durim Bamin, 34-vjeçari përballet me akuzat e SPAK pas ekstradimit nga Britania

Ishte porositur për të vrarë Durim Bamin, 34-vjeçari përballet me akuzat e SPAK pas ekstradimit nga Britania

Gjykata e Posaçme ka konfirmuar këtë të hënë masën e arrestit në burg dhënë në mungesë për Edison Mucekun, të ekstraduar këtë fundjavë nga Britania e Madhe. 34-vjeçari u arrestua në këtë shtet më 11 Janar të këtij viti në kuadër të një operacioni me 50 masa sigurie zhvilluar nga SPAK, për goditjen e disa grupeve kriminale. Muceku raportohet të jetë pjesë e një grupi që drejtonte Viktor (Tori) Xheçuka, të dy të akuzuar për tentativën e vrasjes së Hamza Terziut në Bulqizë, më 21 Maj 2020. Xheçuka dyshohet nga SPAK për vrasje me pagesë, ku mes episodeve të zbuluara nga SKY EC, në shënjestër ka qenë dhe i shumëkërkuari Durim Bami. Viktor Xheçuka ka dyshime se fshihet në Emiratet e Bashkuara Arabe Ndërkohë, Edison...