Gara e hapur ndryshon skenën, PS humbet emra të njohur në Tiranë

Gara e hapur ndryshon skenën, PS humbet emra të njohur në Tiranë

11 deputetë aktualë të partisë socialiste nuk do të jenë në parlamentin e ardhshëm që do të nisë punën në shtator. Të vendosur në listën e hapur të qarkut të Tiranës ata nuk ja dolën të fitonin votat e nevojshme për të marrë mandatin. Tirana ka prodhuar garën më të fortë elektorale brenda partive politike. Kështu, partia socialiste kishte të vendosur në listën e hapur shumë kandidatë që aktualisht e gëzojnë mandatin e deputetit . Beteja elektorale brenda kampit rozë në qarkun e Tiranës rezultoi pa sukses për 11 deputetë aktualë që ishin të vendosur në listën parapëlqyese, ku një votë më shumë do ti dërgonte automatikisht në kuvend. Nga shtatori, në grupin parlamentar socialist nuk do të ulet më në karrigen e deputetit, ish-kryeministri...