Meta: 8 mijë vota, për mua nuk janë votues, por heronj. Vlerësoj PL-në dhe Tedi Blushin që u përballën me narkoshtetin

Meta: 8 mijë vota, për mua nuk janë votues, por heronj. Vlerësoj PL-në dhe Tedi Blushin që u përballën me narkoshtetin

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet i burgosur politikisht, ka reaguar pas përfundimit të numërimit të votave në qarkun e Tiranës. Me anë të një mesazhi, Meta shkruan se, për të kanë votuar 8 mijë qytetarë, të cilët janë heronj, e jo thjeshtë votues. Ndërkaq ai ka falënderuar strukturat e Partisë së Lirisë dhe sekretarin e Përgjithshëm, Tedi Blushi për përballjen e përditshme me narkoshtetin dhe të pabesët që fusnin thika pas shpine. Reagimi i Ilir Metës: Së pari falenderoj rreth 8 mijë zgjedhës që votuan për Ilir Metaj, të cilët i rezistuan presioneve të jashtëzakonshme të Narkoshtetit dhe nuk e shitën as lirinë, as shpirtin dhe as karakterin e tyre përballë një makinerie kriminale shtetërore, që cënoi rëndë standardet e zgjedhjeve,...