Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Presidenti Begaj takon në Vatikan Papa Leoni XIV pas ceremonisë së inagurimit
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, udhëhoqi delegacionin shqiptar që mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV në Vatikan, ku ishin të pranishëm liderë dhe personalitete të shumta nga mbarë bota. Gjatë qëndrimit në Selinë e Shenjtë, Presidenti Begaj zhvilloi një takim me Papa Leoni XIV, të cilit i përcolli urimet më të përzemërta për zgjedhjen si At i Shenjtë dhe udhëheqës i Kishës Katolike Romake. Në këtë takim, Presidenti përgëzoi Papën për misionin e tij në promovimin e paqes dhe ndërtimin e urave të dialogut mes popujve, në një botë të sfiduar nga konflikte dhe pasiguri. Ai vlerësoi udhëheqjen shpirtërore të Atit të Shenjtë si një zë që frymëzon shpresë, dhembshuri dhe unitet mes njerëzve. Presidenti Begaj theksoi gjithashtu se Shqipëria është...