Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Macron optimist për negociatat: Shqipëria e ka vendin në BE!
Presidenti i Francës Emmanuel Macron u shpreh mjaft optimist në konferencën e sotme me kryeministrin Edi Rama, sa i takon rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Ai theksoi se 2027-a nuk është një perspektivë, por realitet i arritshëm. “Përtej kësaj, ne duam të shkojmë më larg dhe më fort, është vendi i Shqipërisë në BE. Dua të shpreh bindjen e plotë për ribashkimin e kontinentit. Shqipëria ka avancuar, ka bërë shumë blloqe kapitujsh të negociatave. Rruga e Shqipërisë është shumë e qartë drejt BE-së, reformat ambicioze…Franca do jetë krah jush për t’iu shoqëruar në këto reforma, në mënyrë që meritat tuaj të njihen nga të gjithë dhe që axhenda të mbahet. 2027 nuk është një perspektivë, por një realitet. Faleminderit për mikpritjen dhe miqësinë ndërmjet...