Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Video/Vizita zyrtare në Tiranë, Rama pret Presidentin Macron në Kryeministri
Kryeministri Rama, pret në një takim Presidentin francez Emmanuel Macron. Pas Samitit të Komunitetit Politik Evropian, Emmanuel Macron qëndroi në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillohet sot në Shqipëri. Kjo është vizita e tij e dytë zyrtare në pak kohë në vendin tonë. Pak momente më parë ai u prit nga Rama në kryeministri, teksa po zhvillojnë edhe një takim dypalësh. Vizita zyrtare e Macron do të vijojë me një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, e cila është parashikuar në orën 10:00-10:15. Një ditë më parë, pas samitit, presidenti francez inauguroi me kryeministrin shkollën prestigjoze franceze të kodimit “Ecole 42”, e dedikuar drejt botës së teknologjisë. Rama dhe Macron biseduan me të rinjtë që gjendeshin në mjediset e reja të dedikuara,...