Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
81-vjetori i gjenocidit ndaj çamëve/ Rrëfimi i 90-vjeçarit i ardhur nga SHBA: Burrat i vranë me thikë, grave u morën vathë e unaza
Është përkujtuar këtë 27 qershor në Kllogjer të Xarrës, 81 vjetori i gjenocidit ndaj popullsisw çame. Edhe pse temperaturat ishin të larta, pjesëmarrësit ishin tw shumtë. Dhjetëra personalitete nga jeta politike, akademike, gjithashtu edhe shoqata të çamëve iu bashkuan familjarëve të të rënëve teksa vendosën kurora në nderim të tyre. Përpos kësaj, ata kërkuan edhe një herë zgjidhjen e çështjes së të drejtave të mohuara. Gjatw aktivitetit u mbajt 1 minutë heshtje në kujtim të të rënëve nga gjenocidi. Mandej pjesëmarrësit vunë kurora me lule tek memoriali i viktimave të gjenocidit. Në ceremoninë përkujtimore, Hatixhe Rakipi nga Arpica e Çamërisë...