Ushtrimet më të Mira Për të Përmirësuar Qëndrimin e Trupit

Ushtrimet më të Mira Për të Përmirësuar Qëndrimin e Trupit

Qëndrimi i trupit ndikohet negativisht nga aktiviteti që bëni çdo ditë. Fatkeqësisht në ditët e sotme shumica e njerëzve qëndrojnë ulur duke punuar në kompjuter për një kohë të gjatë. Jo vetëm kaq, por njerëzit tani qëndrojnë vazhdimisht të përkulur duke lundruar në telefonat celularë. Periudhat e gjata të qëndrimit në pozicione jo të përshtatshme mund të shkaktojnë dhimbje në qafë, shpatull dhe në pjesën e poshtme të shpinës. Kjo sepse shpatullat fillojnë të rrumbullakosen në mënyrë të panatyrshme përpara dhe këmbët e ijet shtrëngohen. Çelësi i qëndrimit të mirë është të jeni të vetëdijshëm për mënyrën se si uleni dhe si qëndroni në këmbë. Gjithashtu duke ruajtur dhe përmirësuar fleksibilitetin dhe lëvizshmërinë në shpinë. Ju duhet të forconi muskujt në pjesën e sipërme të...