E diela vendimtare e Serie A

E diela vendimtare e Serie A

Në SERIE A, jemi në fundin e një sezoni spektakolar, i cili, me sa duket do të vendoset në çastin e fundit. Interi dhe Napoli ecin kokë më kokë në luftën për titullin kampion, ndërkohë që janë 6 skuadra të tjera që garojnë për të fundit vend në “Zonën Champions”, në Evropën që vlen. Ky është “IL CALCIO” dhe TRING e sjell të plotë të gjithë magjinë e tij. Futbolli është i paparashikueshëm dhe italiani edhe më tepër. Ndaj, të gjitha ndeshjet e kësaj fundjave do të luhen brenda një mbrëmjeje pak të thuash elektrizuese. Vetëm Atalanta zbret në fushë të shtunën kundër Genoas, tashmë me vendin në “Champions” të sigurt, ndërsa të gjitha ndeshjet e tjera do të luhen të dielën në 20:45 dhe...