Tre tryezat e Samitit të Komitetit Politik Evropian

Tre tryezat e Samitit të Komitetit Politik Evropian

 Punimet e Samitit të gjashtë të Komitetit Politik Evropian do të fokusohen në 3 çështje kyçe; siguria e Evropës, konkurrueshmëria ekonomike dhe emigracioni. Tryeza e parë do të fokusohet në sigurinë dhe qëndrueshmërinë demokratike të Evropës, duke trajtuar mbështetjen për Ukrainën në ndjekjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, ashtu edhe sfidat afatgjata, përfshirë mbrojtjen e proceseve demokratike nga ndërhyrjet e huaja dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Evropës. Tryeza e dytë do të shqyrtojë mënyrat për të përforcuar konkurrueshmërinë dhe sigurinë ekonomike, me fokus në inovacionin, infrastrukturën dixhitale, qëndrueshmërinë energjetike dhe autonominë strategjike që nevojitet për të siguruar zinxhirët kritikë të furnizimit dhe për të balancuar objektivat klimatike me fuqinë industriale. Tryeza e tretë do të trajtojë dinamikat komplekse të migracionit, lëvizshmërisë dhe fuqizimit të...