80-vjetori i krijimit të Teatrit Kombëtar, Gonxhja: Të garantojmë statusin e artistit

80-vjetori i krijimit të Teatrit Kombëtar, Gonxhja: Të garantojmë statusin e artistit

Teatri Kombëtar, institucioni që prej dekadash mbart dhe përcjell vlerat më të mira të artit skenik shqiptar, shënoi 80-vjetorin e themelimit. Ky teatër u përurua si i pari teatër profesionist shqiptar në 17 maj të vitit 1945, ku me regjinë e Sokrat Mios u shfaq komedia “Topazi”, që u quajt si “shfaqja themeluese e Teatrit Kombëtar”. Mbrëmjen e djeshme në një ceremoni të organizuar në ambientet e ArTurbinës në praninë e trupës së Teatrit Kombëtar dhe artistëve të shumtë, u kujtuan qindra artistët që i dhanë jetë këtij institucioni të rëndësishëm të artit e kulturës. Në ceremoni ishte i pranishëm...
Burimi: Javanews.al