Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
MINUTA E FUNDIT – Arrestohen dy të rinj nga Vau Dejësi, grabisnin makina në Velipojë, u kapen edhe para
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Recently”, për zbardhjen e vjedhjeve, kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit: A. P., 25 vjeç, me precedent kriminal për vjedhje dhe F. U., 18 vjeç, të dy banues në Laç, bashkia Vau i Dejës. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, dje pasdite, në fshatin Pulaj Plazh, kanë vjedhur në automjetin e shtetasit K. N., banues në këtë fshat, një çantë me një shumë të konsiderueshme parash në valuta të ndryshme. Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se shtetasi A. P., më datë 11.05.2025, në fshatin Rrjoll, ka tentuar të vjedhë në një automjet që i ka thyer xhamin. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit...