Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Dhëndri i Trump të shtunën në Tiranë/ Zbardhet axhenda e Jared Kushner, në event edhe Rama
                            Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, pritet të vizitojë Tiranën në datën 17 Maj ku do të mbajë edhe një fjalim. Së paku kjo kuptohet nga axhenda e programit “Invest in a connected Europe”. Programi të cilin JavaNeës e ka siguruar si dokument përcakton se Kushnër do të flasë këtë të Shtunë në kryeqytetin e Shqipërisë nën cilësinë e CEO-s dhe themeluesit të “Affinity Partners”. Fjalimi i cili në axhendë është parashikuar të mbahet mes orës 10:05 dhe 10:25 të 17 majit do të pasohet më pas nga fjala e kryeministrit Edi Rama.