Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Projekti për trashëgiminë shkencore të prof. Eqrem Çabejt mbledh studiuesit në Gjirokastër
Në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, u organizua një workshop nga Universiteti i Tiranës, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave, në kuadër të projektit të mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI): “Prof. Eqrem Çabej në albanologji dhe në gjuhësinë europiane. Monografi e digjitalizuar, Open Access mbi materiale autentike të papublikuara deri tani, të përkthyera në shqip (letërkëmbim me personalitetet Prof. Gerhard Rohlfs, Tubingen, Prof. Herman Ölberg, Innsbruck dhe Prof. Maximilian Lambertz, Leipzig)”. Ambasada e Shqipërisë në Gjermani shprehet se ky projekt synon të sjellë në dritë një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë shkencore të prof. Eqrem Çabejt, përmes digjitalizimit dhe publikimit të letërkëmbimit të tij me personalitete të njohura të gjuhësisë europiane. “Këto letra janë burime autentike që, përmes përkthimit në...