77-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë, jetonte e vetme

77-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë, jetonte e vetme

Një 77-vjeçare është gjetur e pajetë këtë të hënë në banesën e saj. E moshuara jetonte e vetme, ndërsa fëmijët e saj janë emigrantë jashtë vendit. Sipas të dhënave paraprake, ajo është gjetur pa shenja jete nga policia, pas njoftimit të një fqinji. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se 77-vjeçarja ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjrn e rrethanave, ndërsa pritet edhe përfundimi i procedurave mjeko-ligjore për përcaktimin e plotë të shkakut të vdekjes.