Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sali Berisha thërret protestë në 16 maj dhe refuzon të japë dorëheqjen, ja si po shkallmon statutin e PD, “non-grata…
Elmas Bogdani Familja Berisha nuk ka ndërmend të dorëhiqet nga drejtimi i Partisë Demokratike, pavarësisht rezultatit katastrofik që pësoi në zgjedhjet e 11 majit. Sali Berisha, në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021, miratoi një amendament të rreptë në statutin e PD, për përgjegjësinë e kryetarit në rast se partia humbet zgjedhjet parlamentare. Qëllimi i amendamentit ishte dëbimi i Lulzim Bashës nga PD-ja dhe legjitimimi i kthimit të Berishës. Bëhet fjalë për pikën 8 të nenit 46 të statutit të PD. Kjo pikë parashikon që; Në rast se pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin, Partia nuk rezulton forcë fituese qeverisëse, mandati përfundon menjëherë dhe automatikisht për shkak të Statutit. Në këtë rast, kryetarit që i përfundon mandati, nuk i lejohet kandidimi në...