Votat preferenciale në Tiranë/ Kryesojnë Gonxhja, Xhafaj, Rakipi dhe Alimehmeti! Kapri i Mundësisë i merr mandatin Jorida Tabakut. Mbetet jashtë Kuvendit Majko, Meta e Qori

Votat preferenciale në Tiranë/ Kryesojnë Gonxhja, Xhafaj, Rakipi dhe Alimehmeti! Kapri i Mundësisë i merr mandatin Jorida Tabakut. Mbetet jashtë Kuvendit Majko, Meta e Qori

Vijon në Tiranë numërimi i votave preferenciale të kandidatëve ku deri tani (ora 20) nga raportimet zyrtare të KQZ-së janë numëruar 219 nga 1282 kuti votimi. PS-ja ka marrë 19 mandate, çka do të thotë se do të fusë edhe shtatë deputetë nga lista e hapur, përveç 12 deputetëve të listës së mbyllur. Në listën e hapur deri tani më shumë vota ka marrë Blendi Gonxhja, i ndjekur nga Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi. Një vend në shtatëshen e parë është edhe për Erion Braçen, ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, Antonela Dedejn dhe Anila Denajn. Ajo që bie në sy është fakti që jashtë listës fituese deri tani janë emra si Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka dhe Etilda Gjonaj. Partia Demokratike për momentin është...