Real Madrid gjen mbrojtësin ideal për krahun e majtë, kushton jo më pak se 50 milionë euro

Real Madrid gjen mbrojtësin ideal për krahun e majtë, kushton jo më pak se 50 milionë euro

13 Maj 2025 17:51 Telesport Edhe pse mungon ende zyrtarizimi, gjë që do të ndodhë shumë shpejt, tashmë dihet që Alexander Arnold do të transferohet te Real Madrid si lojtar i lirë. Më ardhjen e anglezit, Real Madrid “blindon” krahun e djathtë, por drejtuesit e “Los Blancos” nuk do të mjaftohen me kaq. Ata po kërkojnë të përforcojnë dhe krahun e majtë të mbrojtjes dhe kanë piketuar kandidatin ideal. Alvaro Carreras është emri i parë në listën e Real Madrid përsa i përket krahut të majtë të mbrojtjes. Shpejtësia, inteligjenca taktike dhe aftësitë e tij në lojën me top kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha, ndaj Reali kërkon të nxitojë dhe të arrijë sa më shpejt marrëveshjen me Benfica-n për transferimin e 22-vjeçarit....