Votat e kandidatëve në Tiranë: Kryesojnë Gonxhja, Xhafaj e Alimehmeti! Jashtë Kuvendit Majko, Meta dhe Qori

Votat e kandidatëve në Tiranë: Kryesojnë Gonxhja, Xhafaj e Alimehmeti! Jashtë Kuvendit Majko, Meta dhe Qori

Në Tiranë ka nisur numërimi i votave preferenciale të kandidatëve ku deri tani nga raportimet zyrtare të KQZ-së janë numëruar 101 nga 1282 kuti votimi. PS-ja ka marrë 19 mandate, çka do të thotë se do të fusë edhe shtatë deputetë nga lista e hapur, përveç 12 deputetëve të listës së mbyllur. Në listën e hapur deri tani më shumë vota ka marrë Blendi Gonxhja, i ndjekur nga Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi. Një vend në shtatëshen e parë është edhe për Erion Braçen, ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, Antonela Dedejn dhe Anila Denajn. Ajo që bie në sy është fakti që jashtë listës fituese deri tani janë emra si Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka dhe Etilda Gjonaj. Partia Demokratike ia rimori një mandat...