Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Pas zgjedhjeve telashe për Sali Berishën, ja dosjet stivë në SPAK që do të vulosin fatin e tij, nga afera…
                            Elmas Bogdani Kreu i Partisë Demorkatike, Sali Berisha, dikur figura më e pushtetshme e tranzicionit shqiptar dhe “kalorës” i vetëshpallur i demokracisë, ndodhet sot në një nga momentet më të errëta dhe të rënda të karrierës dhe jetës së tij politike. Pas disfatës spektakolare që pësoi në zgjedhjet e 11 majit, ish-kryeministri pritet të përballet me një valë të re goditjesh nga drejtësia. Në zyrat e Prokurorisë së Posaçme janë stivuar tashmë disa dosje voluminoze, që e vendosin Berishën dhe familjen e tij në epiqendrën e akuzave më të rënda të korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin në historinë e pluralizmit shqiptar. Hetimet përfshijnë një spektër të gjerë: nga aferat e pronave dhe pastrimit të parave, te korrupsioni i lartë shtetëror, nga përgjegjësia politike për vrasjet...