Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Giontoli i “mbyll derën” transferimit të Osimhen: Thashetheme, nuk vjen te Juventus!
13 Maj 2025 9:34 Telesport “Nuk na intereson blerja e Osimhen”. Është kjo deklarata e bërë nga drejtori sportiv i Juventus, Cristiano Giuntoli, në një intervistë telefonike me mediat turke. Më tej ai shtoi: “Thashethemet që lexojmë në mediat italiane janë vetëm për të na bërë presion. Juventus nuk e do lojtarin“. Ka kohë që përflitet se bardhezinjtë synojnë të sjellin në Serie A sulmuesin nigerian Victor Osimhen që aktualisht është huazuar te turqit e Gallatasaraj, deri në fund të sezonit. Osimhen është në pronësi të Napoli, ndërkohë që për të ka interes edhe nga Anglia. Duket se te Juventus kanë të tjera plane për sulmin në rast se largohet Vlahovic.