Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve për Ukrainën! REL: Takimi 5 ditë pas zgjedhjeve…

Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve për Ukrainën! REL: Takimi 5 ditë pas zgjedhjeve…

Më 16 maj, udhëheqës nga e mbarë Evropa do të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, në qendër të Tiranës, për samitin e Komunitetit Politik Evropian (KPE). Ide e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj luftës në Ukrainë, KPE-ja mblidhet në nivelin më të lartë dy herë në vit, teksa kryesuesi i saj ndërrohet ndërmjet 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) dhe 20 vendeve që s’bëjnë pjesë në BE. Tani është radha e Shqipërisë, dhe ngjarja do të jetë njëfarë arritje kulmore për kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Në pushtet që nga viti 2013, ai tashmë është një prej drejtuesve më me përvojë, ndërsa takimi do të mbahet vetëm pesë ditë pas zgjedhjeve parlamentare në republikën e Ballkanit Perëndimor, në të cilat e...