ZGJEDHJET 2025/ Mbyllet procesi i votimit në Mirditë, si ndahen votat

ZGJEDHJET 2025/ Mbyllet procesi i votimit në Mirditë, si ndahen votat

Në Mirditë u mbyll proçesi i numrimit të votave, ku demokratët triumfuan me një rezultat të thellë. Këtë bashki e fiton PD me 5453 vota ndërsa PS ka marrë 4008 vota. Ky rezultat që është mirëpritur nga demokratët dhe PD, duket se është e ndikuar edhe nga fakti, se bashkia e Mirditës, drejtohet po nga demokratët të cilët e fituan para dy vitesh në zgjedhjet lokale. Qarku i Lezhës është në një garë të fortë, ku gjatë mbrëmjës kaloi në epërsi PD, duke tentuar të mbajë fort mandatin e 4, mandat të cilin socialisët nuk kanë arritur ta marrin asnjëherë dhe mendojnë se do ta marrin në orët në vijim gjatë proçesit të numrimit të kutive të mbetura. NDIQENI LIVE REZULTATIN