Elisa Spiropali uron besimtarët për Fitër Bajram: Toleranca fetare është një realitet dhe jo slogan

Elisa Spiropali uron besimtarët për Fitër Bajram: Toleranca fetare është një realitet dhe jo slogan

Kryetarja Kuvendit, Elisa Spiropali ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Në një komunikim për mediat, ajo u shpreh se kjo është një ditë që rrezaton përtej komunitetit mysliman. “Kjo është një ditë që rrezaton përtej komunitetit mysliman. Gjej rastin të uroj të gjithë shqiptarët në Shqipëri e diasporë, në trevat shqiptare, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, në Luginën e Preshevës në Greqi e kudo, sepse festat i kemi ndarë me njëri tjetrin pavarësisht besimit fetar. Është një dëshmi e qartë sesi toleranca mes komuniteteve është një realitet dhe jo slogan. Uroj Komunitetin Mysliman Shqiptar, një komunitet që rrezaton këtë tolerancë duke qenë një faktor progresi që nxit harmoninë fetare dhe jo përçarjen, një komunitet që...