Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Tensione në një KZAZ në Durrës/ Dy vota tepër në një kuti votimi
                            Një incident është regjistruar ditën e sotme pranë KZAZ-së numër 22 në Durrës. Siç raportohet, është konstatuar një parregullsi në një prej kutive të votimit, ku dy vota rezultojnë më tepër nga sa ishin votues. Situata është bërë e njohur nga kandidatja e listave të hapura të Partisë Demokratike, Jola Hysaj, e cila ka kërkuar që të ndërpritet procesi dhe të rinisë vlerësimi i kutisë problematike. Ajo ka theksuar se duhet të zbatohen të gjitha procedurat ligjore sipas rregullave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rastet kur numri i votave del më tepër se sa pritet. Por anëtarë të Partisë Socialiste kanë kundërshtuar dhe kanë kërkuar që procesi i numërimit të vazhdojë normalisht. Megjithatë kjo situatë ngre dyshime mbi vlefshmërinë e kutisë në fjalë.