Burimi:
Sarandanews.com

Foto © Sarandanews.com
Mbyllet numërimi në 4 bashki të Gjirokastrës, Kumbaro: Fitore spektakolare e PS
Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka folur për mikrofonin e A2 CNN nga Gjirokastra duke thënë se procesi i numërimit të votave për subjektet politike ka përfunduar në 4 nga bashkitë e këtij qarku dhe fitorja e Partisë Socialiste është e thellë. “Procesi shkoi në mënyrë shumë qytetare, shumë të mbarë. Ishte një nga fushatat model përsa i përket respektimit të qytetit, fshatit dhe turizmit. Fushatën e kemi konceptuar më shumë si një proces komunikimi, shkëmbimi emocionesh. Ja ku jemi sot në rezultatin final. Bashkia Tepelenë, Memaliaj, Këlcyrë dhe Libohovë e kanë mbyllur procesin e numërimi të votave për subjektet politike. PS është midis 58 dhe 68% fituese. Presim akoma numërimin në Gjirokastër dhe po mbyllet punë minutash Përmeti. Dropulli është në proces numërimi. Gjithçka...