Szczęsny e zbulon: Barcelona më ka ofruar rinovimin, por ende nuk kam vendosur

Szczęsny e zbulon: Barcelona më ka ofruar rinovimin, por ende nuk kam vendosur

Pas fitores dramatike në “El Clásico” kundër Real Madridit me rezultatin 4-3, Wojciech Szczęsny ka zbuluar për herë të parë se Barcelona i ka ofruar rinovim kontrate. Portieri polak 34-vjeçar, i cili erdhi fillimisht për të zëvendësuar të dëmtuarin Ter Stegen, ka folur për të ardhmen e tij në një intervistë për “Canal+”: “Nuk e fsheh që më është ofruar zgjatje 2-vjeçare e kontratës, por ende nuk kam vendosur. Dua të marr një vendim së bashku me familjen time, për të parë çfarë është më e mira për ne”. Kontrata aktuale e Szczęsny skadon në fund të sezonit, por firma e rinovimit nuk ka ardhur ende: “Ia kam borxh familjes sime, gruas sime, që t’i marrim së bashku vendime të tilla. Shumicën e vendimeve në...