“Shqipëria europiane, një realitet i prekshëm”/ Spiropali nga Vora: Rezultati duhet të kishte dalë që mbrëmë

“Shqipëria europiane, një realitet i prekshëm”/ Spiropali nga Vora: Rezultati duhet të kishte dalë që mbrëmë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mbajti një deklaratë për mediat, ku u ndal tek mospublikimi i rezultateve të zgjedhjeve. Ajo u shpreh se rezultati duhet të ishte publikuar që nga mbrëmja e djeshme, teksa shtoi se “nisi si një votim elektronik, por nuk përfundoi i tillë”. “Shqipëria europiane nuk është më një ëndërr por realitet i prekshëm. Këtu në Vorë rezultati duhet të kishte dalë që mbrëmë, ky është qëndrimi jonë dhe i yni. Ne besuam votimin elektronik për Vorën dhe njësinë 10, për ta dhënë rezultatin në kohë reale. Me një diferencë të thellë për shkak të punës që kemi bërë këtu, gjatë punës së madhe në terren. Është procesi teknik i përcjelljes së rezultatit, i takon KQZ të shpallë rezultatin në atë që...