Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Nis dorëzimi i kutive të votimit për njësinë nr.5 te shkolla “Vasil Shanto” në Tiranë
                            Ka nisur me intensitet dorëzimi i kutive të votimit për njësinë administrative nr. 5 në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Vasil Shanto”, e cila shërben si qendër numërimi për këtë zonë. Kjo njësi është më e madhja në kryeqytet dhe përfshin gjithsej 96 kuti votimi.Procesi i transportit dhe dorëzimit të kutive po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe të organizuar, nën vëzhgimin e komisionerëve dhe forcave të rendit. Numërimi i votave në njësinë nr.5 pritet të nisë menjëherë pas mbërritjes së të gjitha materialeve zgjedhore, me përfshirjen e komisionerëve të të gjitha forcave politike dhe vëzhguesve ndërkombëtarë. Procesi i numërimit në këtë zonë do të jetë vendimtar për balancat zgjedhore në Tiranë, duke marrë parasysh peshën e madhe elektorale që përfaqëson njësia nr.5.