Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Të dielën 3,713,761 shtetas shqiptarë janë me të drejt vote, nga të cilët 114,642 janë të rinj që do të votojnë për herë të parë
Kjo e shtunë shënon heshtje zgjedhore në vend për të gjitha subjektet politike pas një muaji fushatë për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 Majit. Qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen nesër kutive të votimit për të zgjedhur 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë. Në zgjedhjet parlamentare të drejtën e votës sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme, e kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit, nga të cilët 114,642 të rinj do të votojnë për herë të parë. Gjithashtu, edhe 3 027 persona, të dënuar dhe të paraburgosur pritet të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar në 21 institucione të ekzekutimit të vendimeve penale. Më 11 maj, 5,225 qendra votimi do të hapen në orën 07.00 dhe...