Stilisti i njohur gjendet i pajetë në banesë, gruaja e tij përfundon në spital

Stilisti i njohur gjendet i pajetë në banesë, gruaja e tij përfundon në spital

Prishtina është tronditur nga një tragjedi e rëndë. Dizajneri Festim Isufi u gjet i vdekur në banesën e tij në “Rrugën B” teksa gruaja e tij e plagosur nga therrja me thikë ka shpëtuar dhe është jashtë rrezikut për jetë. Pikërisht ditën e sotme që ishte tragjike, të dy pak orë përpara ngjarjes së rëndë ishin aktiv në rrjete sociale. Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti thotë se ngjarja u raportua rreth orës 15:00 në një ndërtesë të kësaj zone. “Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit. Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjentë të cilët kanë konstatuar vdekjen e njërit...