“Parregullsi me votën e emigrantëve” Topalli: Po bëhet krim elektoral, zarfet nga Greqia po vijnë të mbushura

“Parregullsi me votën e emigrantëve” Topalli: Po bëhet krim elektoral, zarfet nga Greqia po vijnë të mbushura

Partia Demokratike ka artikuluar sërish akuza në lidhje me procesin e votimit të diasporës në Greqi. Drejtuesja politike Jozefina Topalli ka deklaruar se në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë sjellë zarfa me fletën e votimit dorazi, edhe pse ligjërisht fleta e votimit duhet të dorëzohet nga kompania postare DHL. “Nëse do të vazhdojmë të dorëzojmë zarfin në dorë, kjo nuk është votë, por kjo është anulim i zbatimit të Kodit Zgjedhor dhe është krim elektoral.”, tha Topalli Partia Demokratike përsëriti kërkesën që vota e shqiptarëve në Greqi të trajtohet më vete, për shkak të parregullsive që, sipas saj, kanë ndodhur në vendin fqinj. “Nëse kutitë vijnë të mbushura, ndërkohë që shqiptarët që jetojnë në Greqi nuk kanë votuar, se zarfi nuk i ka ardhur në...