Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Qindra tërmete në ditë, vullkani nënujor Axial Seamount gati të shpërthejë
Vetëm 400 km larg bregut të Oregonit, vullkani i njohur si Axial Seamount, po tregon shenja të forta se është gati të shpërthejë, sipas shkencëtarëve nga Universiteti i Uashingtonit. Vullkani gjendet në një pikë të nxehtë gjeologjike dhe mbi kurrizin e Juan de Fuca, ku dy pllaka tektonike ndahen, duke krijuar presion të vazhdueshëm nëntokësor. Gjatë javëve të fundit, janë regjistruar qindra tërmete në ditë, një tregues i qartë se vullkani po mbushet me magmë dhe mund të shpërthejë së shpejti. Profesor William Wilcock, gjeofizikan detar, tha se shpërthimi mund të ndodhë në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2026, por mund të ndodhë edhe nesër. Gjatë shpërthimit të fundit në prill 2015, u regjistruan mbi 10 000 tërmete brenda 24 orëve...