Burimi: 
								Diasporashqiptare.al
								
							
                                    Foto © Diasporashqiptare.al                                
                            Haradinaj kujton Ilir Konushevcin, ishte një nga themeluesit e UÇK-së
                            Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe me rastin e 27-vjetorit të rënies së heroit Ilir Konushevci dhe dëshmorit Hazir Malaj, në varrezat e Velanisë në Prishtinë.Haradinaj tha se dëshmori Ilir Konushevci ishte një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Ai theksoi se Konusjevci ishte një luftëtar  i hershëm, që luftoi krahë për krahë me heroin Zahir Pajaziti, e dëshmorë të tjerë.I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se edhe doktori Hazir Mala me vetëdijën më të lartë iu bashkua UÇK-së dhe ra heroikisht me bashkëluftëtarin Ilir Konushevcin.Homazhe ka bërë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti. Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre,...