Burimi:
Diasporashqiptare.al
Foto © Diasporashqiptare.al
Dështon edhe përpjekja e 13-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Për herë të trembëdhjetë ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Edhe sot Lëvizja Vetëvendosje institioi që të formohet komisioni ad-Hoc për votim të fshehtë, por përsëri nuk mori mbështetjen e PDK-së, LDK-së, AAK-së, Nismës.E në mungesë të kuorumit seanca e sotme u ndërpre për të vazhduar më 11 maj nga ora dhjetë.Që në nisje të seancës kryesuesi, Avni Dehari kërkoi nga partitë politike që të propozojnë kandidatët për formim të komisionit për votim të fshehtë të kryekuvendarit.Ishte deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e cila mori fjalën por që iu ndërpre nga kryesuesi Dehari.“Mundesh me na thirr edhe 48 herë, çdo 48 orë edhe me kërkuar me propozuar dikë“, tha ajo.Dehari më pas kërkoi nga regjia për t’ia ndal deputetes Bajrami mikrofonin.Më...