Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dodik shfaqet i pashqetësuar në Moskë, BiH pyet veten përsëri se si e kaloi kufirin, ja aludimet
Udhëheqësi serb i Bosnjës, Milorad Dodik, mbërriti në Moskë dje për të marrë pjesë në festimet e 80-vjetorit të fitores ndaj Gjermanisë naziste me ftesë të Vladimir Putinit, dhe është e paqartë se si arriti të kalonte kufirin boshnjak pavarësisht faktit se për të është lëshuar një urdhër arresti. Lajmi për mbërritjen e Dodikut në Moskë u publikua nga mediat pranë autoriteteve të Republikës Srpska, dhe në deklaratën që dha atje, ai pohoi se nazizmi u mund nga rusët dhe serbët. “Populli rus dhe Bashkimi Sovjetik, së bashku me Serbinë dhe serbët, dhanë një kontribut të padyshimtë në fitoren ndaj fashizmit dhe qëndruan së bashku në mbrojtje të asaj të vërtete, pavarësisht rishikimeve që po përpiqen të imponohen”, tha Dodik. Ai njoftoi takime të shumta...