Gjykata e Fierit e dënoi ne 1 vit Burg. Apelit i Tiranës eshpall të pafajshëm Luiz Ejllin për falsifikim dokumentesh

Gjykata e Fierit e dënoi ne 1 vit Burg. Apelit i Tiranës eshpall të pafajshëm Luiz Ejllin për falsifikim dokumentesh

Gjykata e Apelit e Tiranës ka shpallur të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli dhe Fatmir Avdurramani, i cili ishte bashkëpandehur në çështjen e falsifikimit të aktit noterial dhe justifikimit të një shume prej 210 mijë eurosh. Ky vendim ka ardhur pas ankimimit të bërë nga avokatët e të pandehurve, Arbër Hoxha dhe Dritan Metani, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, e cila kishte shpallur fajtor Luiz Ejllin dhe e kishte dënuar me një vit burg për akuzat e falsifikimit të dokumenteve. Sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, Luiz Ejlli, fituesi i “Big Brother VIP 2”, kishte përdorur vulën e një noteri, ndërsa vetë ai nuk ishte noter dhe kishte kryer një akt të falsifikuar. Akti i...