Tenderi i çuditshëm i Policisë së Shtetit: 38 mijë euro për të marrë 1 makinë me qira!

Tenderi i çuditshëm i Policisë së Shtetit: 38 mijë euro për të marrë 1 makinë me qira!

Fiks Fare denoncoi një procedurë tenderi, të hapur nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, për të marrë me qira makina për Policinë e Shtetit. Pak ditë më parë, ky Operator hapi tenderin me objekt “marrje mjetesh rrugore me qira” për Policinë e Shtetit. Fondi i këtij tenderi është 450 milionë lekë ose nëse do e konvertojmë në euro, 4.5 milionë euro. Fiks Fare shfletoi dokumentet e këtij tenderi ku rezulton se Policia e Shtetit do të marrë 60 mjete SUV dhe 60 mjete SEDAN. Mjetet SUV janë pak të larta, gjysmë foristradë, ndërkohë që mjetet SEDAN janë mjete të ulëta. Pra, në total, Policia e Shtetit do të marrë 120 mjete me qira. Në dokumente është vënë edhe një klauzolë, e tipit “ruajtje e imazhit...