Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shkodër/SPAK dhe Policia godasin krimet zgjedhore, sekuestrohen para dhe lista me emra qytetarësh, kontroll 6 personave
Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë për shtyp lidhur me një operacion të përbashkët të zhvilluar në qytetin e Shkodrës për goditjen e krimeve zgjedhore. Në bashkëpunim me SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), u zhvillua faza e parë e operacionit të koduar “Premtimi”. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë këtij operacioni janë kontrolluar gjashtë shtetas dhe nëntë automjete në qytetin e Shkodrës, si dhe në zonat e Bushatit dhe Vaut të Dejës. Si rezultat, janë sekuestruar 7 celularë, dokumente, para cash në euro dhe lekë, si dhe tollona karburanti. Policia theksoi gjithashtu se janë gjetur lista me emra qytetarësh, që dyshohet se lidhen me veprimtari të paligjshme në kuadër të zgjedhjeve. Vendimi për zhvillimin e kontrolleve u mor nga Gjykata e Posaçme Kundër...