Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
68 mijë qytetarë kërkojnë punë, shumica të rinj
👁2331
6300 vende të lira pune janë shpallur nga bizneset aktualisht, në kushtet kur 68 mijë qytetarë janë të regjistruar si punëkërkues, kryesisht të rinj deri 29 vjeç. ”Nuk do të përfundojë ndonjëherë, kjo dinamikë do të vazhdojë njësoj si edhe në vendet e zhvilluara”, thotë eksperti i punësimit Erald Pashaj. Në bizneset shqiptare janë të punësuar 1.3 milionë qytetarë. Shifër e pamjaftueshme për tregun i cili ankohet për mungesë stafi, nga profesionet elementare deri tek ato të kualifikuara. Jo vetëm pagat që nuk konsiderohen ende joshëse për të frenuar emigrimin e punonjësve, por edhe nëndeklarimi i rrogave po dëmton tregun....