Sara Mila i përgjigjet Berishës: Nëse do jemi në autobus do çohem dhe do të liroj vendin

Sara Mila i përgjigjet Berishës: Nëse do jemi në autobus do çohem dhe do të liroj vendin

Sali Berisha dhe Sara Mila TIRANË-Sara Mila, kandidate e Partisë Socialiste në listat e hapura në Elbasan, ka befasuar me një deklaratë për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. E ftuar në podcastin e Alketa Vejsiut, kandidatja u pyet në lidhje me akuzat e ngrituar nga Berisha, i cili e akuzon Milën për lidhje me grupet kriminale për të siguruar mandatin e deputetes. Sara Mila: Nuk jam e mërzitur, nuk e kam humbur fokusin në anjë moment. Thashethemet e një kryetari partie, i cili është në moshën e gjyshit tim të ndjerë, e për të cilin unë kam vendosur jo sot, por edhe nesër nëse jam në Parlament mos flas më shumë, sesa vetëm faktin që nëse ndonjëherë do të jemi të dy në një autobus...