Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
67 mln euro investime deri në 2027 për sigurinë kibernetike, vetëm në IA rreth 57 mln, sulmet po sofistikohen,…
👁2948
Më të sofistikuara dhe më keqdashëse, po bëhen sulmet kibernetike në vorbullën e këtij revolucioni digjital. Sulmi ndaj sistemeve online në Shqipëri i ndodhur tre vite më parë nga Irani, nuk duhet të përsëritet, për këtë arsye institucionet shqiptare planifikojnë të shpenzojnë 67 milionë euro, për të bërë investime në staf dhe në teknologji të avancuara për të rritur sigurinë kibernetike. Në strategjinë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030, të hedhur për konsultim publik, thuhet se duhet të rriten kapacitetet teknike dhe profesionale për të përballuar sfidat e hapësirës digjitale. “Sfidat e sigurisë kibernetike bëhen edhe më të mëdha si pasojë...